FOTO-LAJM/ Dita e 54-t e protestës kundër Ramës! Pankarta me ironi dhe mesazhe politike
Me pankarta, parulla dhe mesazhe plot ironi, qytetarët u mblodhën edhe këtë mbrëmje në sheshin “Skënderbej”, përpara nisjes së marshimit të përnatshëm që tashmë është kthyer në një ritual të protestës kundër qeverisë. Në ditën e 54-t të rezistencës popullore në Tiranë, protestuesit shfaqën pankarta që godisnin jo vetëm qeverinë e kryeministrit Edi Rama, por edhe atë që e cilësojnë si klasën e vjetër politike. Mes tyre spikatën mesazhe me referenca satirike ndaj “matematikës së Zeqinës”, si dhe slogane që kërkonin largimin e Edi Ramës, Sali Berishës dhe përfaqësuesve të sistemit politik që, sipas tyre, ka qeverisur vendin prej dekadash. Me ironi dhe sarkazëm protestuesit përcollën kritikat e tyre për situatën politike dhe ekonomike në vend, ndërsa marshimi vijoi në rrugët kryesore të kryeqytetit, i...
Burimi:
sot.com.al