‘Forumi Shqiptar’/ Partitë politike në Malin e Zi bashkohen në një subjekt të vetëm
Një vendim politik historik për shqiptarët në Mal të Zi u ndërmor sot në Tuz, ku tre parti shqiptare vendosën të shkrihen në një subjekt të vetëm politik të quajtur Forumin Shqiptar. Në një kohë kur skena politike karakterizohet nga ndarje dhe krijimi i partive të reja, Alternativa Shqiptare, Unioni Nacional Shqiptar dhe Lidhja Demokratike Shqiptare, zgjodhën të bëjnë të kundërtën: të bashkojnë strukturat, energjitë dhe vizionin e tyre politik në një organizim të vetëm politik. Në fjalën e tij, kryetari i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj, tha se ky bashkim është rezultat i besimit të ndërtuar ndër vite, i rezultateve të arritura në zgjedhjet e fundit dhe i punës konkrete në nivel lokal dhe qendror, duke e cilësuar atë si një investim në të ardhmen...
Burimi:
syri.net