Forumi i IDU në Zagreb, Berisha pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor

Forumi i IDU në Zagreb, Berisha pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor

Punimet e Forumit të International Democrat Union (IDU) vijojnë sot në ditën e dytë në Zagreb, duke mbledhur liderë dhe figura të rëndësishme politike nga e gjithë bota për të diskutuar sfidat globale dhe rolin e së djathtës në një rend ndërkombëtar në ndryshim. Forumi u çel nga kryetari i IDU dhe ish-kryeministri i Kanadasë, Stephen Harper, së bashku me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviç, i cili në fjalën e tij theksoi domosdoshmërinë e forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar përballë krizave të sigurisë, zhvillimeve ekonomike dhe presioneve migratore. Një nga sesionet kyçe të paradites, paneli “The Forgotten Frontier: The Western Balkans and Europe’s Unfinished Promise” (“Kufiri i Harruar: Ballkani Perëndimor dhe Premtimi i Papërfunduar i Europës”), do të sjellë në fokus sfidat dhe perspektivën europiane të...