Flamur Noka: Vajza që largohet nga burgu i Peqinit është eskortë, burgu si motel
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet një vajzë duke u larguar nga ambientet e Burgut të Peqinit, ndërsa ngre akuza të forta për mënyrën se si po administrohet institucioni penitenciar. Sipas Nokës, vajza e filmuar është një eskortë që, sipas pretendimeve të tij, ka hyrë në burg për t’u shërbyer të dënuarve. Demokrati akuzon qeverinë se gjatë viteve të fundit burgjet janë shndërruar në ambiente luksi për personazhe të botës së krimit. “Eskorta në burgun e Peqinit. Rama i shndërroi burgjet në motele për bandat e pushtetit. Edhe pse në rrjete sociale u bë virale një video ku shfaqej një qeli luksi, drejtorin e burgut të Peqinit s’e gjeti gjë. Altin Ago vazhdon detyrën...
Burimi:
ntv.al