Financimi i partive, “Venecia” vlerëson pozitivisht projektligjin dhe sugjeron disa ndryshime: Paratë e fshehta dhe KQZ…
Komisioni i Venecias dhe Drejtoria e Përgjithshme për të Drejtat e Njeriut dhe Shtetin e së Drejtës (DGI) kanë vlerësuar pozitivisht projektligjin “Për Financimin e Partive Politike”, i cili u dërgua për shqyrtim nga Kuvendi i Shqipërisë. Në opinionin e tyre, ekspertët ndërkombëtarë përshëndesin faktin që projektligji është hartuar përmes një procesi gjithëpërfshirës, me pjesëmarrjen e mazhorancës, opozitës dhe shoqërisë civile, si dhe paraqet një përmirësim të dukshëm krahasuar me legjislacionin aktual. Sipas Komisionit të Venecias, projektligji synon të rrisë transparencën, llogaridhënien dhe integritetin në financimin e partive politike. Ndër elementet pozitive përmenden raportimi më i detajuar financiar, përdorimi i platformave elektronike, forcimi i mekanizmave të kontrollit dhe auditimit, rregullimi më i qartë i burimeve të ndaluara të financimit dhe krijimi i një strukture të...
Burimi:
javanews.al