“Fije plastike merimangash”, Rama prezanton planin për sistemimin e kabllove nëntokë: Qëndrojnë aty si një shenjë e harresës edhe e mungesës së vëmendjes
Kryeministri Edi Rama gjatë një eventi për infrastrukturën nëntokësore në zonat urbane foli për një nismë të re që synon sistemimin e kabllove ajrore dhe strukturave të improvizuara që, sipas tij, dëmtojnë pamjen e qyteteve. Ai theksoi se procesi i kalimit drejt infrastrukturës nëntokësore kërkon organizim dhe disiplinë të fortë për t’u realizuar me sukses. Rama u shpreh se shumë prej kabllove ekzistuese janë jashtë funksionit. Ai nënvizoi se nisma do të sjellë më shumë standard në territor, koordinim më të mirë dhe qytete më të rregullta në kuadër të afrimit me Bashkimi Europian. Po ashtu, ai paralajmëroi prezantimin e programit “Rilindja Urbane 2.0”, që do të trajtojë investimet e mbetura në infrastrukturë dhe përmirësimin e shërbimeve urbane në vend. Rama: Është një nismë që...
Burimi:
vizionplus.tv