Figurat historike të PS-së rreshtohen krah protestuesve, i bëjnë thirrje Edi Ramës të heqë dorë nga arroganca…
Një “tërmet” i fuqishëm politik duke se ka rënë brenda mazhorancës, teksa figurat më të rëndësishme historike të Partisë Socialiste janë rreshtuar hapur krah protestuesve, duke lëkundur fort themelet e pushtetit të Edi Ramës. Përmes reagimeve tejet të ashpra pas protestës masive të së shtunës, ish-zyrtarët e lartë i kanë bërë thirrje kryeministrit të heqë dorë menjëherë nga arroganca e tij qeverisëse. Ata kanë lëshuar alarmin publik se nëse nuk i kthehet urgjentisht fuqia bazës dhe strukturave të thjeshta, Partia Socialiste rrezikon shuarjen e saj përfundimtare. Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, deklaroi me forcë se zemërimi popullor në bulevard buron nga problemet reale të vendit dhe jo nga narrativat me manipulime apo algoritme të huaja. Bushati goditi ashpër aleancën e rrezikshme mes politikës, oligarkisë, medias...
Burimi:
sot.com.al