Fatmir Xhafaj: Reforma në Drejtësi nuk ka kthim pas
Në Ditën Kombëtare të Drejtësisë, deputeti socialist Fatmir Xhafaj ka përcjellë një mesazh të fortë mbi rëndësinë e Reformës në Drejtësi dhe sfidat që, sipas tij, mbeten për konsolidimin e institucioneve të reja të drejtësisë në Shqipëri. Përmes një reagimi publik, Xhafaj kujtoi se kjo ditë nuk simbolizon vetëm një moment historik si Kanuni i Zhurisë, akti i parë juridik i qeverisë së Ismail Qemalit, por përfaqëson “themelin mbi të cilin duhet të qëndrojë çdo shtet serioz, drejtësinë që nuk përkulet dhe nuk trembet”. Ish-kreu i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi u ndal tek procesi i reformës, të cilin e cilësoi si përpjekjen më të madhe për ta shkëputur drejtësinë shqiptare nga ndikimi politik, pandëshkueshmëria dhe kapja e shtetit. “Historia nuk shkruhet...
Burimi:
vizionplus.tv