“Fashizmi digjital po e shkatërron demokracinë në Shqipëri. Shkopinjtë janë zëvendësuar me komente fyese dhe…”
Profesori i filozofisë nga Kosova, Blerim Latifi, i ka bërë një analizë fashizmit shqiptar që po shfaqet në protestat në Tiranë, në formën e dhunës së organizuar kundër çdo kundërshtari të tyre. Në një postim në Facebook, profesor Latifi thotë se fashizmi i sotëm, fashizmi digjital, e ka kthyer komunikimin publik në një arenë ku kundërshtari nuk trajtohet më si bartës i një ideje tjetër, por si armik që duhet sulmuar dhe nxjerrë jashtë skenës politike dhe sferës publike. Ai thotë se, nëse fashizmi historik çoi në shkatërrimin institucional të demokracisë, fashizmi digjital po e zbraz demokracinë nga kuptimi i saj etik dhe politik. Fashizmi në Tiranë po e zbraz demokracinë nga kuptimi i saj etik Postimi i plotë: Fashistët në Itali dhe nazistët në...
Burimi:
javanews.al