“Faktet ishin me ne, por përjetimi i tyre ishte e vërteta”, Rama ‘zbërthen’ mesazhin e protestës së flamingove

“Faktet ishin me ne, por përjetimi i tyre ishte e vërteta”, Rama ‘zbërthen’ mesazhin e protestës së flamingove

Kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh kryeministër, Edi Rama, gjatë takimit të zgjeruar të Grupit Parlamentar Socialist, u ndal te pritshmëritë e reja të qytetarëve dhe nevoja për reflektim të shumicës qeverisëse pas një viti qeverisjeje. Duke iu referuar asaj që e quajti “pasqyra e Bulevardit të Flamingove”, Rama tha se shqiptarët nuk e krahasojnë më vendin me të kaluarën e mungesave, por me standardet dhe mundësitë që duan të arrijnë. Kryeministri deklaroi se Shqipëria ka kaluar nga një realitet i perceptuar negativisht në një destinacion më të dëshiruar, por sipas tij sfida e re është përballja me kërkesat më të larta të qytetarëve. Rama theksoi se qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë standarde më të larta dhe se kjo kërkon një qasje të re nga...