“Europa nuk është fasadë”, gazetari shpërthen: Integrimi nuk bëhet me propagandë, por me zgjidhjen e halleve të..
Gazetari Genc Çobani, në një lidhje direkte për një emision televiziv, foli për mënyrën se si po trajtohet debati mbi integrimin europian të Shqipërisë, duke ngritur shqetësimin se vëmendja publike po largohet nga problemet reale me të cilat përballen qytetarët çdo ditë. Sipas tij, diskutimi nuk duhet të fokusohet vetëm tek pyetja nëse Shqipëria do të hyjë apo jo në Bashkimin Europian, por tek mënyra se si po shkon vendi drejt këtij procesi. “Problemi nuk është pse po hyjmë në Bashkimin Europian, por si po hyjmë në Bashkimin Europian. Në një kohë kur vendi ka shumë probleme, nga korrupsioni te çmimet dhe pasiguria, debati publik është përqendruar vetëm tek integrimi.”-tha Çobani. Çobani u ndal te problemet që, sipas tij, po mbeten jashtë vëmendjes politike dhe...
Burimi:
sot.com.al