Eurodeputeti thirrje KE-së: T’i kërkojë qeverisë shqiptare të ndalojë ndërtimet në zonat e mbrojtura
Eurodeputeti Sebastian Everding ka komentuar zhvillimet në Shqipëri, protestat qytetare dhe rolin që duhet të ketë Bashkimi Europian përballë situatës në vend. Gjatë intervistës televizive, Everding tha se institucionet europiane nuk mund të anashkalojnë më zërin e qytetarëve shqiptarë. Në fjalën e tij, Everding theksoi se qeveria duhet të dëgjojë më shumë njerëzit që protestojnë. Intervista: Zoti Everding, arsyeja pse ju kemi ftuar sot është sepse nuk kemi parë ndonjëherë një deputet të flasë me kaq shumë pasion për çështje që zakonisht, kur bëhet fjalë për politikën, konsiderohen të dorës së dytë. Së pari, duam të dimë “pse”-në e këtij pasioni tuaj dhe, së dyti, si paraqitet Shqipëria në lidhje me këto çështje? Sebastian Everding: Ndoshta nuk jam një politikan normal. Është shumë thellë në...
Burimi:
sot.com.al