“Është rritur numri i qendrave shëndetësore verore”/ Rama në Durrës: Numri i turistëve është sfidues

“Është rritur numri i qendrave shëndetësore verore”/ Rama në Durrës: Numri i turistëve është sfidues

Kryeministri Edi Rama ndodhej në Durrës për çeljen e sezonit shëndetësor veror 2026, gjatë të cilit 301 mjekë dhe infermierë të sapoemëruar do të shërbejnë në 36 qendra shëndetësore verore. Në fjalën e tij, ai u ndal te rritja e numrit të qendrave dhe infermierëve, ndërsa nënvizoi se sezoni turistik pritet të sjellë edhe këtë vit rritje të vizitorëve në vend. “Nga një anë me nevojën për të përcjellë te të gjithë qytetarët tanë mesazhin se vëmendja jonë përmes strukturave të shërbimit publik shëndetësor për sezonin është e lartë. Nga ana tjetër, për t’ju përcjellë ju mesazhin se roli juaj në këtë fazë të vitit është i jashtëzakonshëm, qoftë sa i përket detyrës që lidhet me përkujdesjen ndaj atyre që trokasin në dyert e qendrave...