“Është një protestë kundër arrogancës së qeverisë, dhe problemeve të tyre”/ Balliu: Qytetarët nuk po heshtin më
Avokatja Alesia Balliu ishte e ftuar në nje studio televizive, ku komentoi protestat e zhvilluara ditët e fundit në disa qytete të vendit dhe pjesëmarrjen e gjerë të qytetarëve, veçanërisht të të rinjve. Sipas saj, protestat kanë ardhur si reagim ndaj pakënaqësive të grumbulluara prej vitesh në fusha si shëndetësia, arsimi dhe sistemi i drejtësisë. Ajo u shpreh se qytetarët po kërkojnë ndryshime dhe një mënyrë të re qeverisjeje që të mos jetë e lidhur me korrupsionin apo interesa të ngushta politike. “Është një protestë kundër arrogancës së qeverisë dhe një reagim ndaj problemeve të përditshme të qytetarëve. Në shëndetësi, arsim dhe në ligj ka shumë pakënaqësi. Qytetarët kërkojnë një Shqipëri të re, të çliruar nga ndikimet politike dhe nga individë të përfshirë në afera...
Burimi:
sot.com.al