Ervin Salianji nxjerr “letrat e zeza” dhe çmonton farsën e zgjedhjeve për kryetar të PD, ja si ra Sali Berisha në 5…
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka artikuluar akuza të forta ndaj procesit për zgjedhjen e kreut të PD-së, të zhvilluar më 23 maj, duke e cilësuar atë si një “farsë” dhe duke vënë në diskutim legjitimitetin e çdo vendimmarrjeje të marrë nga Sali Berisha. Në një konferencë për mediat të mbajtur këtë të martë, 26 maj, Salianji u shpreh se kandidaturat janë penguar si në mënyrë direkte ashtu edhe indirekte, ndërsa procedurat e ndjekura, sipas tij, nuk kanë respektuar standardet dhe statutin e Partisë Demokratike. Ai akuzoi drejtimin aktual të PD-së për mbyllje të garës së brendshme dhe përdorim të partisë për interesa personale, duke theksuar se pjesëmarrja në votim ka qenë shumë e ulët dhe se demokratët e kanë bojkotuar masivisht procesin. Pjesë...
Burimi:
sot.com.al