Ermal Beqiri fut në alarm autoritetet franceze, i kërkuari nga SPAK për dosjen e AKSHI-t arrestohet pasi fluturoi…
Një shtetas shqiptar u ndalua pasi fluturoi mbi një central bërthamor në Normandi të Francës në një lartësi më të ulët se kufiri i lejuar. Profili i tij ka ngjallur dyshime te hetuesit, të cilët nuk e përjashtojnë pistën e spiunazhit. Mësohet se bëhet fjalë për një nga emrat më të kërkuar nga SPAK për çështjen AKSHI, Ermal Beqiri. Nga Geoffroy Antoine, LA JOURNAL DU DIMANCHE Profili i të ndaluarit i ka habitur hetuesit. Sipas informacioneve tona, të shtunën pasdite një avion i vogël civil fluturoi në mënyrë të pazakontë mbi centralin bërthamor të Penly, në departamentin Seine-Maritime. Ndërsa fluturonte në një lartësi prej 3.700 këmbësh (rreth 1.200 metra), piloti papritur uli avionin në 3.500 këmbë, pra nën kufirin ligjor të lejuar për fluturimin mbi një...
Burimi:
sot.com.al