Erion Veliaj kërkon lirinë, Gjykata e Lartë cakton 15 shtatorin për rishqyrtimin e masës
Gjykata e Lartë ka caktuar datën 15 shtator, ora 09:30, për rishqyrtimin e masës së sigurisë ndaj Erion Veliajt, pas kthimit të çështjes nga Gjykata Kushtetuese. Kjo e fundit vendosi rikthimin e shqyrtimit në Gjykatën e Lartë, duke argumentuar se duhet të jepen arsye më të qarta se përse masa e arrestit në burg është e nevojshme dhe përse nuk mund të zëvendësohet me një masë tjetër më të përshtatshme. Procesi penal ndaj Erion Veliajt, Ajola Xoxës dhe të pandehurve të tjerë vijon të jetë në fazën e shqyrtimit në themel. Veliaj është i vetmi nga të pandehurit ndaj të cilit është vendosur masa e sigurisë “arrest në burg”. SPAK ka ngritur ndaj tij akuza për korrupsion pasiv në 9 episode, pastrim parash, fshehje dhe...
Burimi:
vizionplus.tv