Erion Veliaj i drejtohet SHBA-së, në më pak se 1 vit pagoi rreth 500 mijë dollarë për imazhin e tij

Erion Veliaj i drejtohet SHBA-së, në më pak se 1 vit pagoi rreth 500 mijë dollarë për imazhin e tij

Erion Veliaj TIRANË-Më 17 shkurt të këtij viti, studioja ligjore amerikane “Kasowitz Benson Torres” i shkroi zyrës së OPDAT në Departamentin e Drejtësisë në SHBA për të kërkuar një takim për llogari të Erion dhe Arbër Veliajt. Ky e-mail, i deklaruar së fundmi si pjesë e dokumenteve të depozituara në Zyrën e Agjentëve të Huaj në Departamentin Amerikan të Drejtësisë, FARA, u pasua me një të dytë më 19 shkurt. Dokumentet nuk bëjnë me dije nëse takimi u zhvillua, por dëshmojnë se fushata e lobimit të Veliajt në SHBA u zgjerua, duke shënjestruar, përpos figurave politike, senatorëve dhe kongresmenëve apo organizatave të të drejtave të njeriut, edhe Zyrën për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorëve Jashtë Vendit, OPDAT, si dhe pjesë të Departamentit të Drejtësisë...