Enver Reçi zbulon në QUO VADIS bisedën me Fatos Nanon para arrestimit
Ish-deputeti i Partisë Socialiste Enver Reçi ka rrëfyer në studion e emisionit “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj, momentin e arrestimit të Fatos Nanos. Ai tregoi fjalët e fundit që u kishte thënë kreu i Partisë Socialiste asokohe, dhe se pas arrestimit të tij, shumë njerëz dolën në shesh, madje u bë thirrje për t’u sulmuar burgu ku po mbahej Nano. Pjesë nga biseda: Borakaj: Kishte ndonjë moment që familja ju tha në ato moment të vështira “Po ç’të duhet, tërhiqu nga politika”? Reçi: Jo, e kam patur mbështetje gruan. Djali im ka qenë në FRESH, edhe ka qenë luftëtar. Madje arriti deri atje sa do shkonte SHIK-u ta arrestonte në shkollë dhe ka ndenjur për 1 javë është fshehur. Për shkak se ata shpërndanë...
Burimi:
vizionplus.tv