Elbasan, publikohet rezultati i votimit për kreun e PD-së, ja sa vota mori Sali Berisha
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në degën e Partisë Demokratike në Elbasan, në kuadër të zgjedhjeve të brendshme për drejtimin e partisë. Sipas të dhënave të bëra publike, në total kanë marrë pjesë 1.181 votues. Nga këto, 1.120 vota kanë qenë pro Sali Berishës, 33 kundër, 12 abstenime dhe 16 vota janë shpallur të pavlefshme. Në garë ishte vetëm kreu aktual i PD-së, Sali Berisha.
Burimi:
sot.com.al