Ekstradimi i Ermal Beqirit/ Shqipëria i dërgon Francës kërkesën zyrtare, SPAK kërkon kthimin e biznesmenit

Ekstradimi i Ermal Beqirit/ Shqipëria i dërgon Francës kërkesën zyrtare, SPAK kërkon kthimin e biznesmenit

Ministria e Drejtësisë i ka përcjellë autoriteteve franceze dokumentacionin zyrtar për ekstradimin e biznesmenit Ermal Beqiri, i arrestuar pak ditë më parë në Francë. Sipas burimeve pranë Prokurorisë së Posaçme, SPAK i ka kërkuar ministrisë dërgimin e kërkesës për ekstradim, së bashku me vendimin e Gjykatës së Posaçme që ka caktuar ndaj Beqirit masën e sigurisë “arrest në burg”. Biznesmeni shqiptar dyshohet për 7 vepra penale, ndërsa ndaj tij vijojnë hetimet për disa çështje, përfshirë aktivitetin e kompanisë “Soft & Solution” dhe hetimet për aferat e lidhura me AKSHI-n. Beqiri u arrestua në Francë pasi u ndalua teksa udhëtonte me avion privat mbi një central bërthamor në Normandi, duke fluturuar në një lartësi nën kufirin e lejuar. Pas ndalimit të tij, SPAK bëri të ditur...