Eksperti italian flet për RAI-n: Shqipëria është një narkoshtet që vetëm vjen duke u konsoliduar

Eksperti italian flet për RAI-n: Shqipëria është një narkoshtet që vetëm vjen duke u konsoliduar

Intervistë me kriminologun italian, Vincenzo Musacchio, i cili para rreth 7 vitesh deklaroi se Shqipëria është kthyer në narkoshtet Nga Pierluigi Mele, RAI NEWS Vitet e fundit, mafiet shqiptare kanë forcuar gradualisht praninë e tyre në territorin evropian, deri në atë pikë sa, sipas shumë hetimeve, konsiderohen një nga motorët kryesorë të trafikut të lëndëve narkotike. Në veçanti, në Mbretërinë e Bashkuar, ato kontrollojnë një pjesë të konsiderueshme të tregut të drogës, duke u bërë gjithashtu aktorë të rëndësishëm në trafikun botëror të kokainës. Zgjerimi i tyre nuk kufizohet vetëm në kriminalitetin tradicional, por shtrihet edhe në mënyrë të strukturuar në sektorët ekonomikë dhe financiarë, duke e bërë kërcënimin më kompleks dhe potencialisht më të vështirë për t’u luftuar. Profesor Musacchio, sa pushtet ushtrojnë sot...