EKSKLUZIVE/ Gazetari holandez: Historia e Ramës me arkitektët e huaj është e hershme, por tani ka plot para droge
Gazetari holandez Vincent van Gerven Oei, i ftuar në emisionin “Task Force” me Sonila Meçon në SYRI TV, ka hedhur akuza të forta ndaj Edi Ramës, lidhur me zhvillimet urbane në Shqipëri, arkitekturën ndërkombëtare dhe lidhjet e saj me kapitalin. Sipas tij, arkitektura ndërkombëtare ndodhet në krizë globale, ndërsa Shqipëria, për shkak të Edi Ramës dhe parave të drogës që hyjnë pa kontroll, është kthyer në një terren ku shumë studio të huaja gjejnë hapësirë të madhe veprimi dhe liri të plotë projektesh. Ai u shpreh se ky proces ka nisur rreth 20 vite më parë, fillimisht me hapa të vegjël, por është zgjeruar gradualisht deri në situatën aktuale. Gazetari theksoi se sot situata është ndryshe, pasi sipas tij qarkullojnë fonde të mëdha me burime...
Burimi:
syri.net