Edi Rama ironizon protestat, poston foto për ditëlindjen e tij me simbolin e flamingos
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish protestat për çështjen e Zvërnecit.Në një postim në Facebook, urimet për ditëlindjen e tij, kreu i qeverisë i lidhi me tubimet qytetare. Duke postuar një foto të tijën teksa bashkangjitur shihet një flamingo, i kthyer në simbol të protestave, Rama u shpreh se përpos urimeve është i vetëdijshëm se nuk do të mungojnë as komentet negative. “Faleminderit për urimet e panumërta për ditëlindjen, e pamundur t’u përgjigjem të gjithave e prandaj po ju’a përcjell këtu falenderimin, bashkë me ndjesën e mospërgjigjes në telefon. E me këtë rast faleminderit edhe për sharjet që nuk do të mungojnë më poshtë, sepse urrejtësit besnikë janë prova më e sigurtë që nuk po jeton kot”, shkruan Rama. Ndërkaq, sot pritet të zhvillohet protesta...
Burimi:
vizionplus.tv