Edhe Këshilli Bashkiak i Divjakës kundër Reformës Territoriale, firmoset kërkesa: Jo bashkimit me Lushnjën, kemi kapacitete të mjaftueshme!

Edhe Këshilli Bashkiak i Divjakës kundër Reformës Territoriale, firmoset kërkesa: Jo bashkimit me Lushnjën, kemi kapacitete të mjaftueshme!

Pas këshillit Bashkiak të Dimalit, një tjetër institucion vendor merr vendim kundër shkrirjes së propozuar nga PS në reformën territoriale. 20 anëtarë të Bashkisë Divjakë kanë firmosur një shkresë ku shprehen kundër shkrirjes së institucionit me Lushnjën. Kërkesa i drejtohet kryeparlamentarit Peleshi, presidentit Begaj, kryeministrit Rama, ministrit Ervin Demo dhe komisionit të posaçëm. Sipas shkresave të shpërndara në rrjetet sociale nga deputeti i PD, Luan Baçi, kërkohet pezullimi i çdo procedure për shkrirjen, konsultime publike me qytetarët dhe aktorët e tjerë të interesuar, publikimin e kritereve, respektimin e autonomisë së njësive të vetëqeverisjes dhe marrjen në konsideratë të performancës. “Ne, Këshilltarët e Këshillit Bashkiak të Bashkisë Divjakë, në përmbushje të detyrimeve tona kushtetuese dhe ligjore për përfaqësimin e interesit të qytetarëve, shprehim kundërshtimin tonë ndaj...