Kupolë nxehtësie 42 gradë Celsius/ Europa përvëlohet nga vala e pestë e të nxehtit afrikan
Pjesë të mëdha të Evropës janë përfshirë nga një tjetër valë intensive të nxehti, e pesta që godet kontinentin që prej muajit maj, duke sjellë temperatura mbi 40 gradë Celsius dhe duke rritur ndjeshëm rrezikun nga zjarret. Sipas New York Times, moti ekstrem ka sjellë paralajmërime për temperatura të larta, evakuime për shkak të zjarreve, kufizime të forta të përdorimit të ujit dhe mbledhje emergjente të qeverive. Vala e të nxehtit po shkaktohet nga një sistem i qëndrueshëm presioni të lartë, i njohur edhe si “kupolë nxehtësie”, i pozicionuar mbi zemër të kontinentit. Temperaturat kanë arritur tashmë në 40 gradë Celsius ose më shumë në pjesë të Evropës Perëndimore, ndërsa nxehtësia pritet të shtrihet drejt Evropës Qendrore. Në Spanjë, temperaturat mund të arrijnë deri në...
Burimi:
ntv.al