Do hidhemi në det, s’ka zgjidhje/ Kriza e ekuipazhit trondit aeroplanmbajtësen amerikane, Trump nis një tjetër
Shtetet e Bashkuara po dërgojnë një aeroplanmbajtëse të re në Lindjen e Mesme për të zëvendësuar USS Abraham Lincoln, mes raportimeve për një situatë të rënduar mes anëtarëve të ekuipazhit të saj. Sipas Wall Street Journal, zyrtarë amerikanë kanë bërë të ditur se USS George Washington do të zëvendësojë USS Abraham Lincoln në rajon. Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara kanë theksuar se bëhet fjalë për një rotacion të planifikuar të aeroplanmbajtëseve. Lëvizja vjen megjithatë menjëherë pas raportimeve se USS Abraham Lincoln po përballet me një krizë të shëndetit mendor mes ekuipazhit. The Guardian raportoi të mërkurën për disa raste në të cilat anëtarë të ekuipazhit të aeroplanmbajtëses kishin tentuar të hidheshin në det. Sipas raportimeve, USS Abraham Lincoln ka kaluar 250 ditë radhazi në det...
Burimi:
ntv.al