Havai i kërkon Trumpit më shumë armë për Ukrainën

Havai i kërkon Trumpit më shumë armë për Ukrainën

Teksa Uashingtoni edhe njëherë po përballet me pyetjen se sa larg Shtetet e Bashkuara duhet të shkojnë sa i përket mbështetjes për Ukrainën, një rezolutë e një shteti amerikan ka shtuar një zë të ri në gjithë këtë debat. Senati Shtetëror i Havait i ka bërë thirrje presidentit Donald Trump, dhe Kongresit që t’i ofrojë Ukrainës armë të reja për të mbrojtur veten ndaj Rusisë dhe për të rimarrë territorin që, sipas ligjit ndërkombëtar, njihet si pjesë e Ukrainës. Rezoluta 179 e Senatit u miratua në fillim të verës, me tre nga 25 senatorët e shtetit – të gjithë republikanë – që votuan kundër saj. Më pas, ajo iu përcoll zyrtarëve federalë dhe, në fillim të kësaj jave, u përfshi në Regjistrin e Kongresit si...