Farage merr mandatin e deputetit, ‘armiku’ i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave”
Najxhëll Farazh është rikthyer në parlamentin britanik pasi fitoi zgjedhjet e pjesshme në Klakton, duke mposhtur kandidatin satirik “Kontin Koshi i Plehrave”. Lideri i Reform UK, mori 22 mijë vota, ndërsa rivali që mban veshur një kosh plehrash u rendit, në një garë me 34 kandidatë. Pjesëmarrja ishte vetëm 44 për qind, ndërsa zgjedhjet u zhvilluan në ditën më të nxehtë të vitit. Farazh kishte dhënë dorëheqjen në mes të një hetimi parlamentar për një donacion prej 5 milionë paundësh nga një miliarder i huaj i kriptomonedhave, duke kërkuar më pas rikthimin në garë për të provuar mbështetjen e elektoratit. Megjithatë mandati i tij mbetet i pasigurt, pasi hetimi parlamentar mund të rifillojë dhe, në rast të një shkeljeje, mund të çojë deri në përjashtimin...
Burimi:
javanews.al