Operacioni ‘Fshesa’/ Ruben Amorim nxjerr në shitje katër lojtarë të Milanit
Ruben Amorim ka bërë të qarta planet e tij për revolucionin te Milan-i, duke përpiluar një listë me lojtarët që nuk i konsideron pjesë të projektit të tij. Sipas “Sky Sport Italia”, në listën e lojtarëve të vendosur në shitje janë vendosur së fundmi edhe Christopher Nkunku, Youssouf Fofana, Fikayo Tomori dhe David Odogu. Surpriza më e madhe është padyshim Nkunku. Francezi, i afruar vetëm verën e kaluar nga Chelsea për 37 milionë euro plus bonuse, shënoi tetë gola dhe dha tre asistime në 35 paraqitje, por nuk arriti të bindë Amorim-in se mund të jetë një nga figurat kryesore të skuadrës. Trajneri portugez kishte kërkuar kohë për të vlerësuar lojtarët gjatë fazës përgatitore përpara se të merrte vendime për merkaton. Por rezultatet zhgënjyese, të...
Burimi:
ntv.al