‘Duhet të gjejmë gabimet’, Tabaku: Kërkoj shtyrjen e mandatit të Komisionit për ‘Territorialen
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, kërkoi që Komisioni i Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale të respektojë projektkalendarin e miratuar dhe të zhvillojë dëgjesën e parashikuar me Bashkinë e Tiranës, përpara se ekspertët dhe komisioni të paraqesin përfundimet e tyre. Gjatë mbledhjes së komisionit, Tabaku theksoi se diskutimi nuk lidhet thjesht me zgjatjen formale të mandatit, por me domosdoshmërinë që puna e komisionit të ndjekë etapat e përcaktuara dhe të prodhojë një analizë të mbështetur në fakte. Sipas saj, nuk mund të hartohet një raport serioz mbi funksionimin e reformës së vitit 2014, ndërkohë që Bashkia e Tiranës, njësia vendore më e madhe në vend, nuk ka raportuar ende përpara komisionit. “Nuk mund të flasim për përfundime kur bashkia më e madhe në vend nuk ka...
Burimi:
sot.com.al