Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita, pret drejtorin e Policisë së Italisë, diskutime për forcimin e…

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita, pret drejtorin e Policisë së Italisë, diskutime për forcimin e…

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, priti në një takim Drejtorin e Shërbimit për Bashkëpunimin Policor Ndërkombëtar të Policisë italiane, Drejtues i Lartë Lorenzo Bucossi, dhe Drejtorin e Shërbimit Qendror Operativ të Policisë së Shtetit italian, Drejtues i Lartë Marco Cali. Gjatë takimit u vlerësua niveli shumë i lartë i bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Shtetit dhe autoriteteve policore italiane, si dhe rezultatet konkrete të arrira në luftën kundër krimit të organizuar, trafikimit të narkotikëve, pastrimit të produkteve të veprës penale dhe kapjes së shtetasve në kërkim ndërkombëtar. Një vlerësim i veçantë iu bë dhe funksionimit të skuadrave të përbashkëta hetimore. Për këtë aspekt, Policia shqiptare ka numrin më të madh të këtyre skuadrave me autoritetet italiane, tregues që dëshmon nivelin...