DRAFTI/ PS kërkon ndryshimin e Ligjit për Policinë e Shetit: Heqje konkursesh dhe kthim në punë të kryepolicit (DOKUMENTI)
foto ilustruese TIRANË- Partia Socialiste ka propozuar këtë të mërkurë një sërë ndryshimesh në ligjin për Policinë e Shtetit, që synojnë heqjen e konkursit për postet kryesore drejtuese dhe riformatimin e sistemit të gradave. Sipas PS, ky proces është i tejzgjatur dhe pa produktivitet. Sipas propozimit, drejtuesit e departamenteve dhe drejtorive nuk do të përzgjidhen më përmes konkursit. Ndërkohë që,lLigji aktual, i miratuar në korrik 2024, kishte futur garën për postet më të larta, duke përfshirë Drejtorin e Përgjithshëm, drejtuesit e departamenteve, drejtorët e qarqeve dhe shefat e komisariateve. Me këtë sistem janë zgjedhur dy drejtuesit e fundit, Ilir Proda dhe Skënder Hita, përfshirë vartësit e tyre. Një tjetër propozim, pas largimit nga detyra, ish-Drejtori i Përgjithshëm të marrë gradën “Drejtues i Parë” dhe të vijojë karrierën në polici...
Burimi:
zeri.ai