Dosja Veliaj/ Pranuan përfshirjen, ish-financierja: U ndikova nga urdhrat e Xoxës, ish-polici: U ndikova nga pushteti i Veliajt. Shtyhet seanca
Adela Kondakçiu, ish-financierja e disa shoqërive dhe organizatave jofitimprurëse në dosjen “Veliaj”, e cila ka marrë statusin e bashkëpunëtores së drejtësisë, kërkoi nga Gjykata e Posaçme të merret në konsideratë se qëllimi i saj nuk ka qenë përfitimi. Avokati tha se e mbrojtura prej tij ka pranuar të marrë pjesë në aktivitetin kriminal, por e shtyrë dhe e ndikuar nga urdhrat e Xoxës. “Jo vetëm që nuk ka përfituar, por është vënë në dispozicion të drejtësisë dhe ka patur kosto për transparencën e saj. Ka ndihmuar në zbardhjen e së vërtetës për organet e drejtësisë”, u shpreh ai. Ndërkohë, ish-polici i burgjeve, Fatjon Baçi, i cili i ka mundësuar Erion Veliajt përdorimin e një telefoni celular gjatë transportimit me furgonin e burgut, kërkoi një dënim...
Burimi:
vizionplus.tv