Dosja “SASPAC”, Beqaj kërkon lirim nga burgu, ofron garanci 20 mijë euro

Dosja “SASPAC”, Beqaj kërkon lirim nga burgu, ofron garanci 20 mijë euro

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme kërkesë të re, ku kërkon zëvendësim të masës së sigurisë nga “arrest me burg” në një masë tjetër, duke afruar edhe garanci pasurore 20 mijë euro. Këtë herë kërkesës i është bashkëngjitur edhe vendimi unifikues i Gjykatës së Lartë, që mbajti qëndrim sa i takon masave “arrest me burg”. Beqaj ndodhet në masën “arrest me burg” për dosjen SASPAC.