Dosja për Ols Dadon, Shoqata rreshtohet krah Veliajt, ngre dyshime për ligjshmërinë e emërimit të prokurorit

Dosja për Ols Dadon, Shoqata rreshtohet krah Veliajt, ngre dyshime për ligjshmërinë e emërimit të prokurorit

Një zhvillim i ri është regjistruar në procesin gjyqësor që vë në diskutim ligjshmërinë e emërimit të prokurorit të SPAK, Ols Dado. Shoqata “Asociacioni Kombëtar i Medias dhe Drejtësisë” i është drejtuar Gjykatës Administrative të Tiranës me një kërkesë për t’u pranuar si ndërhyrëse kryesore në gjykimin e nisur nga Erion Veliaj, ku kërkohet konstatimi i pavlefshmërisë së emërimit të Dados në funksionin e prokurorit. Në kërkesën drejtuar gjyqtarit Hazbi Balliu, shoqata argumenton se çështja nuk prek vetëm statusin personal të një prokurori, por integritetin e sistemit të drejtësisë dhe ligjshmërinë e ushtrimit të pushtetit penal në Shqipëri. Sipas saj, nëse provohet se emërimi i Ols Dados është kryer në kundërshtim me ligjin, pasojat nuk kufizohen te karriera e tij, por shtrihen mbi të gjitha...