Dosja Partizani/ Malltezi pyet Bamir Topin, a ke pasuri presion, ish presidenti: Kurrë! Kurrë!
Ish presidenti Bamir Topi ka mohuar në mënyrë kategorike se është ndjerë nën presion nga ish kryeministri Sali Berisha, Jamarbër Malltezi apo të tjerë. Në seancën e sotme gjyqësore në GJKKO në lidhje me dosjen Partizani, Topi u pyet nga Jamarbër Malltezi. Malltezi: A ju ka bërë ndonjëherë presion Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja? Bamir Topi: ‘Kurrë, kurrë. Në komunikim me znj prokurore këtë i kam thënë. Asnjëherë. Prokurorja s’më ka pyetur, por unë jam shprehur se nuk kam patur asnjë lloj komunikimi të kësaj natyre.
Burimi:
syri.net