Dosja “Partizani”/ Malltezi: Prokuroria ka falsifikuar dokumentat zyrtare!
Dosja “Partizani”/ Malltezi: Prokuroria ka falsifikuar dokumentat zyrtare!Pas përfundimit të seancës gjyqësore për çështjen e kompleksit “Partizani”, Jamarbër Malltezi ka lëshuar akuza të forta në drejtim të prokurorisë, duke e akuzuar për falsifikim të dokumenteve zyrtare. Gjatë një deklarate për mediat jashtë ambienteve të gjykatës, Malltezi ka vijuar me një qëndrim të fortë kritik ndaj hetimeve dhe mënyrës së administrimit të çështjes. Ai është shprehur se prokuroria ka paraqitur të dhëna të pavërteta në dokumente zyrtare, ndërsa në një shtet ligjor, një veprim i tillë do të sillte automatikisht akuza për falsifikim. Malltezi: Njëra prej të cilave kishte të bënte me faktin që nuk zhvillohej sport. Pavarësisht se prokuroria ka gënjyer në një dokument zyrtar, në një shtet ligjor, kur prokurori gënjen në dokument zyrtar...
Burimi:
sot.com.al