“Dominon instinkti i verbër i pushtetit absolut”/ Reagon Ngjela: Gjendja mund të shkojë në ndryshimin e kryeministrit

“Dominon instinkti i verbër i pushtetit absolut”/ Reagon Ngjela: Gjendja mund të shkojë në ndryshimin e kryeministrit

Në Tiranë po ziejnë protestat e rinisë studentore. As PD dhe as PS nuk po i sundojnë dot ato. Rinia studentore në historinë e Evropës ka sjellë gjithmonë zhvillim shoqëror. Kjo po ndodh edhe sot në Tiranë. Dhe pritet që niveli i protestës studentore të vijojë të zhvillohet, duke i prekur të gjitha qytetet e mëdha të Shqipërisë. Na duhet të theksojmë se, sipas konceptit demokratik të një vendi si Shqipëria, kur ngrihet në protestë rinia studentore masivisht, qeveria nuk reziston dot më dhe vendi shkon në një qeveri teknike. Por ndërkohë ka nisur fantazia me pyetjen: “Kush po i financon studentët?”. Por ky është një mendim i prapambetur, sepse për të shpjeguar një fenomen shoqëror si protesta politike, duhet të analizosh shkakun dhe jo...