DOKUMENTET – Shiti me 60 mijë euro m2 në një zonë me referencë 3-4 mijë euro m2, kush është blerësi i vilës së Agron Shehaj

DOKUMENTET – Shiti me 60 mijë euro m2 në një zonë me referencë 3-4 mijë euro m2, kush është blerësi i vilës së Agron Shehaj

Në deklaratën fillestare të deklarimit të pasurisë së vitit 2021, deputeti Agron Shehaj deklaron se në vitin 2019 ka blerë një vilë në Forte Dei Marmi, Itali, për 2.9 milionë euro. Pas deklaratës fillestare 2021, Agron Shehaj ka plotësuar edhe një tjetër deklaratë pasurie po për vitin 2021, që përfshin pasuri të tjera gjatë atij viti pas deklaratës fillestare. Përpos të tjerava, në këtë deklaratë, Agron Shehaj ka deklaruar se ka blerë pasurinë ‘truall + ndërtesë’ 251 m2, në vlerën 2.9 milionë euro. Si burim të ardhurash deklaron shitje asetesh dhe të ardhura nga biznesi.(Ky është paradoksi i parë. Një pasuri e deklaruar në deklaratën fillestare të pasurisë (2021), ku përfshihet çdo pasuri e subjektit para fuknksionit publik, nuk është as detyrim ligjor dhe as...