“Do të ndjek të gjitha procedurat ligjore”/ U skualifikua nga gara për kreun e PD-së, reagon Sela: Vendim i padrejtë

“Do të ndjek të gjitha procedurat ligjore”/ U skualifikua nga gara për kreun e PD-së, reagon Sela: Vendim i padrejtë

Kandidatja në garën për kreun e Partisë Demokratike, Mereme Sela, ka reaguar pas skualifikimit të saj. Sela ka shkruar se njoftimin për skualifikimin e saj e ka marrë nga mediat, teksa e konsideron të papranueshme. Ajo shton se do të ndjekë të gjitha procedurat ligjore dhe do të paraqesë ankesë zyrtare për skualifikimin nga gara e PD-së. “Njoftimin për skualifikimin e kam marrë përmes mediave, çka në vetvete është e papranueshme. Ky vendim është i padrejtë dhe i pajustifikuar. Përkundrazi, nëse do të kishte një vlerësim të drejtë dhe në përputhje me statutin e partisë, personi që duhej të ishte subjekt skualifikimi është profesori Berisha. Për këtë arsye, do të ndjek të gjitha procedurat ligjore në dispozicion dhe do të paraqes ankesën time zyrtare. Megjithatë,...