“Do jesh kryeministrja e parë e Japonisë që vjen në Shqipëri”, Rama fton Takaichi në Tiranë: Do “marrim hak” për mikpritjen
Në një vizitë zyrtare në Tokyo, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u prit me ceremoni të lartë shtetërore nga Kryeministrja e Japonisë, Sanae Takaichi. Takimi u zhvillua në një moment të rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve. Gjatë deklaratave të tij, Rama theksoi se marrëdhëniet Japoni–Shqipëri bazohen në vlera dhe parime të përbashkëta, duke shprehur mbështetje për strategjinë e Indo-Paqësorit dhe gatishmërinë për të zgjeruar bashkëpunimin mes dy vendeve. Rama gjithashtu nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ftoi kryeminsitren Takaichi të marrë pjesë në Samitin e NATO, i cili do të organizohet vitin e ardhshëm në Tirana. “E nderuar kryeministre! Së pari, më lejoni që t’ju falënderoj për mikpritjen tuaj, të cilën nuk do ta harroj dhe gjithashtu kam dëshirë të them...
Burimi:
vizionplus.tv