“Do integrojë avantazhet teknologjik”, Berisha prezanton Departamentin e Urtësisë Artificiale në PD

“Do integrojë avantazhet teknologjik”, Berisha prezanton Departamentin e Urtësisë Artificiale në PD

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar zyrtarisht krijimin e Departamentit të Urtësisë Artificiale në PD, duke e vlerësuar këtë si një hap strategjik për modernizimin e partisë dhe përgatitjen për qeverisjen e nesërme. Lideri i opozitës shpjegoi se ky departament synon fillimisht të integrojë avantazhet e teknologjisë brenda strukturave aktuale politike, ndërsa synimi madhor mbetet aftësimi i ekipit qeverisës për të aplikuar inteligjencën artificiale në çdo sektor të vendit në të ardhmen. Në fjalën e tij, Berisha u ndal gjatë te nevoja emergjente që ka Shqipëria për të luftuar falsifikimin masiv, duke e cilësuar teknologjinë Blockchain si garanten më të fuqishme të transparencës absolute. “Ndaj dhe ne krijojmë këtë departament me dy qëllime kryesore. Së pari vetë partia duhet të përjetojë të gjitha...