“Do anulojmë ‘Ballkani i Hapur”’, Berisha me fermerët në Cërrik: Ka një politikë absolutisht armiqësore ndaj jush
Kreu i partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të shtunë, 13 qershor, një takim me fermerët në Cërrik, në kuadër të platformës së kësaj force politike, “Made in Albania, Zgjidhje për fermerin”. Berisha u shpreh se fermerët në Shqipëri janë në një situatë shumë të pabarabartë dhe të pafavorshme krahasuar me vendet e tjera të rajonit dhe Europës. Sipas tij, problemi kryesor është mospërputhja mes kontributit të bujqësisë dhe mbështetjes që ajo merr nga shteti. Ai theksoi se bujqësia prodhon rreth 20% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, por merr vetëm një pjesë shumë të vogël të buxhetit publik, rreth 0.19%. Për Berishën, kjo është një pabarazi e madhe dhe e padrejtë, sepse sektori kontribuon shumë, por mbështetet shumë pak. Kryedemokrati u shpreh gjithashtu se buxheti...
Burimi:
javanews.al