Djegia e teserave në Poliçan, Frrok Çupi: Akt i shëmtuar! Propozimi i PD për Reformën Territoriale është qesharak

Djegia e teserave në Poliçan, Frrok Çupi: Akt i shëmtuar! Propozimi i PD për Reformën Territoriale është qesharak

Analisti Frrok Çupi thotë se 61 bashki në territorin shqiptar janë shumë, teksa sipas tij, reforma territoriale po merr peshë më shumë sesa duhet. Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Çupi u shpreh se djegia e teserave të PS në Poliçan, ishte veprim i shëmtuar. Lidhur me propozimin e PD për 100 bashki, Çupi e cilësoi qesharake. “Propozimi i kryeministrit është formuluar si ide qysh prej fillimit të idesë së reformës territoriale. Kemi hyrë në 60 ditëshin e përcaktuar sipas ligjit. Është një nga reformat e cila, po merr peshë më shumë sesa duhet. Praktikisht, reforma në drejtësi nuk është diskutuar kaq gjatë, me nerv. Këtë tension nuk e ka krijuar në popull, këtë komedi nuk e ka bërë. Reforma territoriale ka...