Djegia e dyqanit, dëshmon në Gjykatë babai i Noizyt: Me Kleviol Ahmetin kanë pasur xhelozi për punë muzike

Djegia e dyqanit, dëshmon në Gjykatë babai i Noizyt: Me Kleviol Ahmetin kanë pasur xhelozi për punë muzike

Bashkim Rajku, babai i reperit Noizy, dëshmoi të mërkurën në Gjykatën e Posaçme në procesin e bandës së Laert Haxhiut. Mes 15 episodeve kriminal që i faturon SPAK të dyshuarve është edhe “shkatërrimi me eksploziv” i një lokali në pronësi të Rigles Rajkut dhe të atit në zonën e Currilave në Durrës, ngjarje e ndodhur në 8 qershor 2022. Për eksplozivin e vendosur 4 vjet më parë në lokalin në pronësi të reperit dhe të atit, SPAK akuzon të penduarin e drejtësisë, ArtanTafani dhe të pandehurit Lulëzim Spahia e Erisiano Abedini. Dëshmia e Bashkim Rajkut për ngjarjen Prokurori: Ju apo familjare tuaj, keni pasur ndonjë aktivitet shërbini në lagjen 13 ne Durrës? Rajku: Po. Një dyqan rrobash. Prokurori: Ishte investim i juaji? Rajku: Po. Vajza...