“Dje u korrigjua një vendim i padrejtë i administratës së mëparshme të SHBA-së”, Berisha: Faleminderit Trump dhe Rubio

“Dje u korrigjua një vendim i padrejtë i administratës së mëparshme të SHBA-së”, Berisha: Faleminderit Trump dhe Rubio

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në rrjetet sociale pasi Departamenti i Shtetit i SHBA-së rishqyrtoi çështjen e tij dhe të familjarëve të tij, duke i hequr kufizimin për udhëtimin në Shtetet e Bashkuara. Në mesazhin e publikuar, Berisha shprehet se është korrigjuar një vendim që ai e konsideron të padrejtë dhe falënderon administratën e Presidentit Donald Trump dhe Sekretarin e Shtetit Marco Rubio për këtë vendim. Berisha falënderon gjithashtu familjen, miqtë, bashkëpunëtorët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike për solidaritetin e treguar gjatë kësaj periudhe, si dhe qytetarët shqiptarë që e kanë mbështetur me votë. Në përfundim të reagimit të tij, kreu i demokratëve u bën thirrje anëtarëve dhe mbështetësve të PD-së të vijojnë përpjekjet për, sipas tij, rikthimin e votës së lirë...