Dita Ndërkombëtare e Familjes, ministrja Sala: Mbrojtja e fëmijëve në qendër të reformës sociale
Në Ditën Ndërkombëtare të Familjes, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, në një bashkëbisedim sot në 15 maj me familjet kujdestare dhe birësuese në Shtëpinë e Foshnjës “Hannah dhe Rozafa”, vlerësoi rolin e pazëvendësueshëm të familjes në mirërritjen e fëmijëve dhe nismat që qeveria shqiptare po ndërmerr për forcimin e mbrojtjes sociale dhe kujdesit alternativ, me fokus fëmijën dhe rritjen e tij në një mjedis familjar të sigurt e të dashur. “Familja është themeli i shoqërisë. Fëmijët janë pasuria jonë dhe çdo fëmijë meriton të rritet në një familje. Në një familje që jep dashuri, siguri dhe mbrojtje. Dhe kur është e pamundur që familja biologjike ta japë këtë mbështetje, është detyra jonë si shoqëri dhe institucion që t’i ofrojmë një familje, prandaj edhe...
Burimi:
javanews.al