Dita e Europës, Rama me Gonzaton: Kush thotë se negociatat janë bllokuar, shet ajër!
Mbahet këtë të shtunë, 9 maj, eventi hapës i Javës së Europës. Kryeministri Edi Rama po mban një konferencë të përbashkët me ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato. Shqipëria, theksoi Rama, e sheh Bashkimin Europian si garanci dhe tokë të premtuar, ndryshe nga ata që e perceptojnë si një perimetër ku nuk merr frymë lirisht. “Ka diçka shëmbëllyese në faktin që Dita e Europës në Shqipëri hapet si një sipar i një jave të gjatë kulturore dhe aspak rastësisht mes njerëzve që e shohin botën jo vetëm siç është, por edhe siç mund të jetë. Në fund të fundit, vetë Europa ka lindur pikërisht nga një akt i fuqishëm imagjinate dhe aftësie për të besuar se deri edhe pas luftërave më gjakatare dhe maleve...
Burimi:
javanews.al