Dita e Europës, Hoxha: Për Shqipërinë, BE nuk është thjesht një destinacion, por zgjedhje vlerash

Dita e Europës, Hoxha: Për Shqipërinë, BE nuk është thjesht një destinacion, por zgjedhje vlerash

Me rastin e Ditës së Evropës, Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka përcjellë mesazhin e tij për qytetarët shqiptarë. Ministri nënvizoi se Europa është ndërtuar mbi dialogun, solidaritetin dhe shpresën, duke theksuar se për Shqipërinë, Bashkimi Evropian nuk është thjesht një destinacion, por një zgjedhje vlerash demoikratike. “Ndajmë të njëjtin mendim me Presidentin Costa.  Dita e Europës është dëshmi e kuptimit të paqes, unitetit, solidaritetit dhe bashkëpunimit. Ajo është gjithashtu një kujtesë se këto vlera nuk janë të mirëqena; ato janë fituar me shumë përpjekje dhe nuk duhet të merren kurrë si të garantuara. Europa u ndërtua mbi bindjen se dialogu është më i fortë se përçarja, solidariteti më i fortë se frika dhe shpresa më e fortë se konflikti. Për...